Kuvendi në Maqedoni vazhdon seancën konstituive

Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojnë seancën konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, shkruan TV21.TV

Gjatë seancës së djeshme deputetët e VMRO-DPMNE-së e shfrytëzuan mundësinë për replika dhe kundër replika, të cilat i shfrytëzuan, midis të tjerash dërguan mesazhe dhe kërkesa për zgjedhje të reja apo anulimin e Platformës së Tiranës.

Deputetë e LSDM-së theksuan se nuk ka platformë të Tiranës, por vetëm program të reformuar të qeverisë si dhe të kërkojnë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re që të mund të zbatohen reformat.

Për pikën e parë për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit janë paraqitur 51 deputetë për diskutim. Në Komision VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar./21Media

Back to top button