Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskrytearit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,shkruan TV21.TV

Gjatë seancës dje deputetët e VMRO-DPMNE-së i përsëritën kërkesat, qartë të thuhet çfarë është dakorduar me BDI-në, si dhe për anulimin e platformës së Tiranës. Theksuan se dalja e vetme nga kriza politike është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare së bashku me ato lokale.

Deputetët e LSDM-së, kërkuan të ndërpritet me shkeljen e Rregullores dhe keqpërdorim e institutit për vërejtje procedurale. Theksuan se debati duhet të përqendrohet në pikën e rendit të ditës dhe të lihet çdo çështje të debatohet kur të vjen koha për atë.

Deputetët gjatë debatit këmbyen mes vete edhe akuza dhe thirrje për goja keqpërdorime kriminele.

Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdim të seancës konstituive kuvendore e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse./21Media