Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme, priten debate opozitë-mazhorancë

Kuvendi mblidhet në orën 17:00

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të mërkurë në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Seanca do të zhvillohet në orën 17:00 ndërsa është paralajëmruar nga radhët e selisë blu se opozita do të jetë pjesë e seancës.

Në seancë pritet që krahas votimit të emrave të rinj të ministrave të mos mungojnë as debatet pasi, sipas demokratëve, seanca e kësaj të mërkure është antikushtetuese.

Në rendin e ditës nuk është i përfshirë për votim emri i kryeministrit, Edi Rama si ministër i jashtëm pasi presidenti akoma nuk e ka dekretuar, raporton Vizionplus.

Back to top button