Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e re, në të cilën është paraparë shqyrtimi i 18 pikave të rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e re, në të cilën është paraparë shqyrtimi i 18 pikave të rendit të ditës

Seanca nisi me mocionin procedural për t’i larguar nga rendi i ditës tri pikat e para të rendit të ditës.

Mocioni është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare.

Një mocion procedural ka ngritur edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi me të cilën kuvendi do të lëshonte një deklaratë të përbashkët rreth zhvillimeve të fundit në vend.