Miratohet Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Miratohet Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë rezolutën  për anulimin e vendimit të Qeverisë për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka. Grupi Parlamentar i AAK-së dhe PDK-së nuk u pajtuan me rezolutën, të cilën e cilësuan si rezolutë të kontrabanduar. Ndërsa, gjatë kësaj seance, ligjvënësit miratuan Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit./21Media