Rezoluta e LDK-së për dialogun nuk u aprovua- i munguan 11 vota

Rezoluta e LDK-së për dialogun nuk u aprovua- i munguan 11 vota

Për mungesë të vendimmarrjes as sot nuk u miratua rezoluta e opozitës me të cilën i ndalohet presidentit të diskutojë për kufijtë dhe territorin në dialogun me Serbinë. Edhepse në sallë ishin të pranishëm 91 deputet në votim morrën pjesë vetëm 50 prej tyre, dhe të gjithë votuan për. Por ky nuk ishte numri i mjaftueshëm për të kaluar rezoluta. Për mos harmonizim të rezolutës opozita fajësoi pushtetin, ndërsa pushteti opozitën./21Media