Mbahet seancë e veçantë

Mbahet seancë e veçantë

​Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në shënimin e 20 vjetorit të masakrës së kryer nga shteti serb në Burgun e Dubravës.

“Seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përkujtimi i 20 vjetorit të Masakrës në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

20 vjet më parë në Burgun e Dubravës ishte kryer njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq. 20 vjet më parë, brenda burgut ishin vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe ishin plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që ishin vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.