Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë filloi më pesë shtator të vitit të kaluar

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë filloi më pesë shtator të vitit të kaluar

Në Kuvendin e Maqedonisë për sot është caktuar vazhdim i pesë seancave kuvendore, ndërsa në të parën prej tyre, në të 27-ën duhet të votohet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të dytë dhe Propozimi për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Për këto propozime pardje në shtëpinë ligjdhënëse përfundoi shqyrtimi pa debat, por pasi nuk kishte kuorum kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi votimin e ricaktoi për sot.

Vendimet për ligjin për gjuhët dhe për gjykatësit kushtetues sillen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjegjësisht nevojiten 61 vota “pro”.

Zgjedhja e Darko Kostadinovskit dhe Osman Kadrirut për gjykatës kushtetues për të cilën duhet të votohet në seancën e sotme është me propozim të presidentit Gjorge Ivanov.

Kostadinovski dhe Kadriu duhet të vijnë në vendet e gjykatëseve Natasha Gaber Damjnanovska dhe Gëzime Starovës, të cilave mandati u përfundoi në tetor të këtij viti, raporton Tv21.tv

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar./21Media