Kuvendi vazhdon seancën konstituive

Në Maqedoni Kuvendi sot do të vazhdojë seancën konstituive

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë vazhdimin e 12-të të seancës konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Edhe vazhdimi i djeshëm u zhvilluar me vërejtje procedurale, replika dhe kundëreplika. Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është në gjendje të rëndë politike, pothuajse të gjithë qytetarët janë në rrugë, kërkojnë përjashtimin e platformës së Tiranës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM, nga ana tjetër, përsëri kërkoi që të kalohet në pikën e katërt për, përzgjedhjen e spikerit kuvendor.

Konform marrëveshjes, në Komision, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.

Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi, ndërsa nga Lëvizja BESA, Zeqiria Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq, shkruan TV21./21Media

Back to top button