Zotëriu i shtëpisë tha se për një kulm mbi kokë vetëm mund të ëndërrojnë se me kushtet që kanë nuk mund ta ndërtojnë

Zotëriu i shtëpisë tha se për një kulm mbi kokë vetëm mund të ëndërrojnë se me kushtet që kanë nuk mund ta ndërtojnë

“Në këtë dhomë kam jetuar unë, ketë shtëpi e kemi pasur nga baba si e shihni edhe vet, por tani kjo shtëpi është e vëllezërve unë kam mbet pa shtëpi.  U larguam nga shtëpia se nuk mund të jetosh këtu, me baltë e vjetër”, tha Shehip Ismaili.

Pasi i rrezikohej jeta në shtëpinë e vjetër, Shahipi nga Rajovici doli nga shtëpia, por nuk ka ku të shkojë. Fshati Rahoviç po mbetet i zbrazur. Në njërën prej shtëpive që ka mbetur e shfrytëzon familja Ismaili tri anëtareshe. Mejremja, e zonja e shtëpisë për të gatuar përdor shporetin me dru që e ka në oborr.

Ajo tha se e ka mirë tani verës, ndërsa e ka më rëndë dimrit, kur është ftohtë e duhet të dalë të gatuaj jashtë shtëpisë.

“Nuk kisha asgjë edhe këto e dinë se nuk kisha asgjë, këtu shitore nuk kemi, po krejt këtu i bëj edhe ujin e nxeh edhe krejt, për të larë rroba në këtë koritë i laj me dorë këtu i bëj krejt. Edhe dimrit krejt dimër verë këtu, dimrit kur është ftohtë me koritë laj, koritën e marr brenda gjatë dimrit e verës laj jashtë. Krejt këtu me gatu me lajtë me krejt”, deklaroi Mejreme Ismaili.

Zotëriu i shtëpisë Shehipi tha se është munduar gjithë jetën për të bërë një shtëpi, por nuk ka mundur.

“Jetë më të rëndë veç shpirti jem e ka ditur, tjetër kush se ka ditur askush veç jeta ime e ka ditë se çdo mëngjes çdo mbrëmje thojsha o Zot ma merr shpirtin se ma rëndë se me të ardhë ndokush e me të trokit në derë me t’i nxjerë jashtë rrobat nuk kishte, e kjo gjendje më solli të dal dhe të jem në këtë situatë. Tani nuk e di por Zoti është i madh Zoti është i mëshirshëm”, shtoi Shehip Ismaili.

Familja Ismaili ka afat deri në fund të vitit të qëndrojë në shtëpinë që është duke qëndruar, ndërsa pastaj duhet të shohë ndonjë shtëpi tjetër në fshat që është e zbrazur për tu strehuar. Kjo familje nuk merr ndihmë sociale, ndërsa zotëriu i shtëpisë tha se për ushqim mundohen të sigurojnë, ndërsa për një kulm mbi kokë vetëm mund të ëndërrojnë se me kushtet që kanë nuk munden.

Kjo familje nuk i ka humbur shpresat tek personat human që ata që munden ëndrrën e tyre ta bëjnë realitet dhe të kenë një shtëpi të tyre, raporton TV21./21Media