Një minipicë që mezi kapet me duar

Një minipicë që mezi kapet me duar

Për ata që janë në dietë, që do të thotë se nuk mund t’ia plotësojnë vetës dëshirën për ngrënien e një ushqimi favorit, kuzhinieri malazias, Muhamad Khairi Hashim ka gjetur një mënyrë mjaft efikase.

Ky kuzhinier njihet për përgatitje të ushqimeve të shpejta, por në këtë rast ka menduar edhe për personat që këto ushqime i kanë favorite, e të cilët për shkak të peshës apo mënyrës jo të shëndetshme të të ushqyerit, kanë hequr dorë nga to. Tani Khairi përgatitë ushqime të shpejta, por në sasi shumë të vogla, apo të themi ushqime të shpejta miniaturë, shkruan rtv21.tv

Nga kjo që shohim në ekran, Khairi përdorë përbërës në masë minimale, dhe normalisht një enë miniaturë për pjekje. Në këtë mënyrë, ai ia del edhe të përgatisë minipicën të cilën mezi e kap me duar. Mirëpo, veç plotësimit të dëshirës së një personi për të shijuar picë miniaturë, ky kuzhinier malazias ka edhe një qëllim.

Ai ka treguar se përgatitjen e ushqimeve e ka pasion që prej fëmijërisë, dhe se kur ka qenë fëmijë, ka ëndërruar për ushqime të tilla në miniaturë, e sot ka mundësinë që t’i përgatisë ato vërtetë. Khairi ka thënë se në shtëpinë e tij ka ndërtuar një kuzhinë me pajisje kuzhine miniature, që duken si lodra, por që funksionojnë, dhe ajo më interesantja, sa herë që përgatitë ushqime në to, procesin e punës e xhiron dhe videon e poston në mediat sociale.

Falë internetit, ai arriti shikueshmëri dhe popullaritet në botë, dhe tani ndihet se vërtetë e ka plotësuar pasionin për ushqimet që kishte në fëmijëri./21Media