Gjendet e trurit përfshijnë sëmundjet Alzheimer dhe Parkinson

Gjendet e trurit përfshijnë sëmundjet Alzheimer dhe Parkinson

Kjo e fundit pritet të tejkalojë Alzheimer brenda disa dekadave, tregon një studim i ri.

Truri dhe gjendja e nervave janë të njohura si çrregullime neurologjike dhe shpesh përfshijnë sëmundjen e Alzheimer, goditjen në tru dhe skleroza të shumëfishta.

Sidoqoftë, një tjetër lloj i çrregullimit neurologjik do të tejkalojë sëmundjen Alzheimer, thonë shkencëtarët.

Sëmundja Parkinson, ku pjesët e trurit dëmtohen përgjatë viteve, mund të jetë shkaktari kryesor i vdekjeve në Britaninë e Madhe deri në vitin 2040.

Në studimin e ri, studiuesit kanë zbuluar se nga kjo sëmundje vuajnë në botë 14.2 milionë njerëz.

Studiuesit nga Universiteti i Rochester në Holandë kanë paralajmëruar se sëmundja Parkinson do të shndërrohet në një problem ende më të madh.

“Pandemitë zakonisht barazohen me sëmundje infektive si Zika, influenca dhe HIV,” tha Ray Dorsey nga Universiteti i Rochester.

“Por çrregullimet neurologjike janë tash shkaktari kryesor qç çojnë në paaftësi në botë dhe po shënon rritje më të madhe sesa sëmundja Parkinson”, shton ai.

Studimet tregojnë se ndërmjet periudhës 1990 deri 2015 shkalla e sëmundjes Parkinson janë dyfishuar në gjithë botën.

Shkencëtarët i kanë bërë thirrje komunitetit të shëndetësisë për të parandaluar rritjen e kësaj sëmundjeje, duke përdorur metoda, të cilat kthyen HIV nga gjendja fatale në trajtim të lartë brenda 15 vjetësh.

“Sot, HIV është bërë më i trajtuar, sëmundje kronike. Kjo shton nevojën që të ndërmerret një aksion imediat për të luftuar sëmundjen Parkinson”, thonë ata.

Parkinson shkaktohet nga humbja e qelizave të nervave në pjesën e trurit, por ende nuk dihet shkaktari i saktë që ndikon në krijimin e kësaj gjendjeje.

Simptomat tjera përfshijnë depresionin, problemet me balancë, humbjen e shqisës së të të nuhaturit, probleme me gjumë dhe memorie.