Njoftimi i MPB-së

Njoftimi i MPB-së

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se edhe dy muaj ka afat për legalizimin e armëve. Pas kësaj periudhe, armët e paligjshme do të konfiskohen dhe dënimi për posedim ilegal të armëve mund të dënohet me gjobë deri në shtatë mijë e pesëqind (7.500) euro, ose me burgim deri në dhjetë (10) vjet.

Katër muajt e fundit mbi 700 qytetarë kanë shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të kërkesave për legalizim, ndërsa afër 300 prej tyre kanë marrë pëlqimin e MPB-së për legalizim.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ilmi Zeka dje në një konferencë për procesin e legalizimit të armëve u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi./21Media