Edhe një sukses tjetër i Dj Drop G

Edhe një sukses tjetër i Dj Drop G

Dj Drop G është artisti i vetëm shqiptar që mori çmimin “Gold Play Button” nga YouTube. Artisti i rritur dhe i lindur në Kosovë, arriti 1 milion ndjekës në YouTube dhe me këtë arriti të rrëmbejë çmimin “Gold Play Button”.

LEAF Management, menaxhmenti i Dj Drop G, thekson se këtë çmim kanë arritur ta marrin labela dhe kompani të tjera, mirëpo në dallim Drop G përfaqësohet i vetëm si individ dhe jo si grup në arritjen e këtij çmimi. Po ashtu thekson se flitet vetëm për artistë që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri./21Media