Ky është buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2018

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajt mbledhjen e nëntë të rregullt, në të cilën mbledhje, pas diskutimeve nga këshilltarët e Kuvendit, me 26 vota për 2 kundër është aprovuar Buxhetin Komunal për vitin 2018

Buxhetin e ka elaboruar  Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa i cili tha se ndarja për investime kapitale është rritur, dhe është bërë shpërndarja në gjithë territorin e Komunës.

Buxheti i Komunës së Rahovecit i cili u aprovua sot është 13,444,870.00 euro i shpërndarë në këto kategori: Grandi qeveritarë 11,609,369.00  euro, Të hyrat vetanake  1,650,027.00   euro, Huamarrjet 185.474.00 euro, Paga dhe mëditje 7,043,260.00 euro, Investime kapitale 4,396,403.00 euro, Mallra dhe shërbime 1,563,385.00 euro, Komunali 250,500.00 euro dhe Subvencione dhe transfere 191,322.00 euro.

Back to top button