Olta dhe Andi ia kanë parë hajrin Instagramit

Olta dhe Andi ia kanë parë hajrin Instagramit

Instagrami është një nga rrjetet më të përdorura sot, sidomos nga të rinjtë që kalojnë kohë në këtë rrjet, duke publikuar imazhe e video të ndryshme nga jeta private dhe profesionale e tyre.

Përveç për të kaluar kohën dhe për të shpërndarë gjëra interesante për ndjekësit e tyre, për dikë përdorimi i Instagramit ka vlerë shumë më të madhe. Derisa për dikë është argëtues qëndrimi në Instagram, për dikë tjetër ai sjell edhe përfitime.

Kështu, një çift shqiptar ia ka parë hajrin përdorimit të këtij rrjeti. Olta dhe Andi të cilët janë edhe prindër edhe të një vajze fitojnë para të majme nga Instagrami. E gjithë historia e Oltës ka nisur nga udhëtimet, e cila ka publikuar imazhe të ndryshme nga vende magjepsëse, nga të cilat fitoi edhe një punë.

Ajo ka treguar se i ka shumë marak fotografitë dhe duke publikuar foto të shumta asaj i ka ardhur një kontakt i parë nga një firmë suedeze, të cilën e ka pranuar dhe pastaj u ka kushtur shumë rëndësi fotografive, nga të cilat ka marrë pëlqime të shumta dhe firma ka mbetur shumë e kënaqur, shkruan rtv21.tv

Por, nga Olta ka përfitur edhe bashkëshorti i saj, Andi, i cili  është i fokusuar në punën e tij si instruktor palestre. Ai po ashtu ka fituar kontakte nga përdorimi i Instagramit nga kompani të ndryshme.

Ndërsa, Olta nga firma të ndryshme është emëruar si ambasadore, me të cilat ka lidhur kontrata të ndryshme, duke marrë linjën e produkteve dhe për ndjekësit e saj ofron një kod që mund ta përdorin për të përfituar zbritje.

Ajo po ashtu, përveç fitimit ka treguar që shpenzon edhe shumë kohë duke gjetur vende të ndryshme për të bërë foto sa më interesante, në mënyrë që të ofrojë rreth vetes sa më shumë maraka të njohura.

Olta në Instagram ka 35 mijë e 800 ndjekës./21Media