Ky është delegacioni shtetëror për dialogun i propozuar nga PSD-ja

Ymeri ka prezantuar projektrezolutën për dialogun

Visar Ymeri nga PSD para deputetëve të Kuvendit ka prezantuar projektrezolutën e propozuar nga PSD-ja për dialogun me Serbinë, e cila e mandaton Kuvendin si udhëheqës të dialogut.

Ndërkohë ai ka prezantuar edhe Delegacionin Shtetëor e propozuar nga PSD, i cili pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Ky delegacion përbëhet nga:

Shpend Ahmeti (PSD) Fatmir Limaj (Nisma), bashkëdrejtues
Enver Hoxhaj (PDK) anëtar
Avni Arifi (AAK) anëtar
Behgjet Pacolli (AKR) anëtar
Visar Ymeri(PSD/ vend i rezervuar për opozitën) anëtar
Dugagjin Gorani (AAK/ vend i rezervuar për opozitën) anëtar
Mahir Jagcilar (6 +) anëtar
Dardan Gashi (zv/ KM) anëtar
Një anëtar nga shoqëria civile.

Ymeri po ashtu iu ka bërë thirrje opozitës që të jenë të pranishëm, sipas tij sjelljet e tyre janë në kundërshtim me rolin e opozitës së një shteti./21Media

Back to top button