Ai zgjedhi ndërmjet Fjolla Morinës dhe Luana Vjollcës

Ai zgjedhi ndërmjet Fjolla Morinës dhe Luana Vjollcës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka është një ndër deputetët më aktiv të Kuvendit të Kosovës. Përveç që flet hapur për çështje të ndryshme politike, Zeka njihet edhe si person mjaft i hapur në publik, i cili nuk e ka problem ta thotë atë që mendon.

Së fundmi, deputeti nga radhët e Nisma-s ishte i sfiduar të zgjedhë ndërmjet personazheve të fushave të fushave të ndryshme. Në rubrikën “Kë zgjedh” të emisionit “Mirage”, Zekës iu parashtrua pyetja: Një natë me, Fjolla Morinën apo Luana Vjollcën?

Në këtë pyetje deputeti ishte i prerë dhe tha se në mënyrë absolute do të kalonte natën me Luana Vjollcën, shkruan rtv21.tv

Përveç kësaj, Zeka tha fjalë shumë të mira për këngëtaren nga Shqipëria.

“Sepse Luana për mu është një yll, është njeri superpozitiv dhe rrallë gjenë një kombinim që të jesh edhe e bukur edhe e mençur. Gjithçka është perfekte, Zoti e ka vizatu avash, avash kur e ka lind Luana Vjollcën”, u shpreh Zeka.

Kujtojmë se Milaim Zeka është i martuar me gazetaren Edlira Qefalia-Zekën, të cilët janë prindër të dy vajzave, Emës dhe Amelias. Ndërsa, Milaimi është baba edhe i dy vajzave tjera nga martesa e parë, Dafinës dhe Dritës./21Media