Për pushime zgjodhën këtë vend

Për pushime zgjodhën këtë vend

Albion Muçiqi, djali i këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Afrim Muçiqi, në korrik të këtij viti i dha fund beqarisë. Ai u martua me bukuroshen Albertina Krajkova, mbesën e aktorit të ndjerë, Ibrahim Krajkova, që për publikun shqiptar ishte i njohur si Leci.

Gjithçka shkoi për mrekulli dhe fokusi i mediave rozë këta muaj ishte te çifti i ri, transmeton rtv21.tv

Ata po kalojnë çaste të lumtura pranë njëri-tjetrit dhe destinacion të radhës zgjodhën Dubain e Emirateve të Bashkuara. Kjo u bë e ditur nga një storie të cilën e publikoi ajo në Instagram.

Ndërsa ditë më parë ata vizituan edhe Gjermaninë, prej nga sollën imazhe të bukura.

Kujtojmë se Albioni e ka trashëguar talentin e babait të tij, edhe ai është emër i njohur i skenës./21Media