Ekzistojnë disa faktorë të krijimit të këtij kanceri

Ekzistojnë disa faktorë të krijimit të këtij kanceri

Kanceri i prostatës është i dyti për nga prania e kësaj lloj sëmundjeje te burrat, menjëherë pas atij të mushkërive.

Bëhet fjalë për një kancer në rritje të ngadaltë dhe një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes për burrat. Derisa zgjatet jetëgjatësia, vdekshmëria nga kanceri i prostatës është në rritje. Kanceri i fshehtë (joaktiv) i prostatës është i pranishëm në rreth 50% të burrave të moshës 80-vjeçare.

Duke pasur parasysh përdorimin agresiv të testit të zbulimit të hershëm të kancerit të prostatës, mendohet se kanceri i prostatës është i pranishëm në 15-20% të të gjithë burrave mbi 50-vjeç.

Faktorët e krijimit të kancerit të prostatës

Faktori gjenetik – Nëse një nga anëtarët meshkuj të familjes vuan nga kanceri i prostatës, ekziston një shans më i madh që pasardhësit e tij të kontraktojnë sëmundjen.

Faktori racor – Kanceri i prostatës është më i zakonshëm tek afro-amerikanët sesa te të bardhët. Po ashtu, është më i zakonshëm tek evropianët e bardhë sesa te kinezët dhe japonezët.

Ushqime të pasura me yndyra shtazore dhe konsumimi i mishit të kuq në baza ditore favorizojnë kancerin e prostatës.

Ekziston një klasifikim Gleason i kancerit të prostatës, nga 1 deri në 5 grupe, në varësi të pranisë së qelizave patologjike të sëmura në një mostër të indit të prostatës.

Zakonisht shikohen dy vende karakteristike dhe secila vlerësohet veç e veç, kështu që ky klasifikim mund të jetë nga 2 deri në 10 (2 herë 1 = 2 deri në 2 herë 5 = 10). Sa më i ulët numri, aq më i mirë është parashikimi për kancerin e prostatës.