AAK prezanton kandidatin për kryetar të Prishtinës

AAK prezanton kandidatin për kryetar të Prishtinës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kandiduar sot Arbër Vllahiun, ish-këshilltar i ish-presidentes Atifete Jahjaga, për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetorit.

Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të AAK-së.

AAK në zgjedhjet e kaluara komunale dy herë ishte në garë me Besnik Tahirin.