Një natë me Adelinën apo Baby G?

Një natë me Adelinën apo Baby G?

Adelina Berisha dhe Baby G janë dy nga emrat e njohur të estradës muzikore, që kanë pas vetes numër të madh të fansave.

Duke qenë se këngëtaret janë të suksesshme në zhanret e tyre, zgjedhja ndërmjet tyre nuk është aq e lehtë, duke pasur parasysh edhe pamjen e tyre fizike.

Së fundmi në një pozitë të zgjedhjes ndërmjet dy këngëtareve ishte edhe reperi i njohur shqiptar, Stine, shkruan rtv21.tv

Reperit në emisionin “Mirage” iu bë një pyetje paksa e sikletshme, se a do ta kalonte një natë me Adelina Berishën apo me Baby G?

Lidhur me këtë pyetje, reperi tha se natën do ta kalonte me Adelinën, pasiqë u shpreh se edhe Baby G është e mirë, por nuk e njeh. “Kur të njifemi do ta bëjmë përzgjedhjen”, tha Stine.

Kujtojmë që projekti i fundit i Stines është “ADAM & EVE”, të cilin e ka me Strongz, që është publikuar më 14 dhjetor të këtij viti dhe deri tani në Youtube ka 82 mijë 313 shikime./21Media