Observatori Ndërkombëtar i Studimeve të Sportit publikoi një listë

Observatori Ndërkombëtar i Studimeve të Sportit publikoi një listë

Janë tre sulmues në krye të klasifikimit të 100 futbollistëve më të kushtueshëm të përgatitur nga CIES (Observatori Ndërkombëtar i Studimeve të Sportit).

Sipas CIES-it, lojtari më i shtrenjtë në planet është Mbappe me një vlerë prej 252 milionë eurosh.

Pas francezit të PSG-së vijnë Salah i Liverpoolit (219,6 milionë euro) dhe Sterling i Manchester City (207,8 milionë euro).

Messi është renditur në vend të katërt që sipas CIES vlen 167,4 milionë euro, një vlerësim që merr parasysh tregues të ndryshëm të tregut dhe kushtëzohet nga një element thelbësor, mosha e lojtarit.

Për këtë arsye Cristiano Ronaldo, gjendet në vendin e 20-të të këtij klasifikimi me një vlerë prej 118,1 milionë eurosh.