"Pjesa e dytë nuk ishte e mirë, në fund rezultati ishte zhgënjyes"

“Pjesa e dytë nuk ishte e mirë, në fund rezultati ishte zhgënjyes”

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka pranuar që është i zemëruar me barazimin ndaj Watford (2-2).

Ozil bëri paraqitjen e parë me Arsenalin për këtë sezon.

Gjermani shkroi se në ndeshje kanë humbur dy pikë, mirëpo ka falënderuar tifozët për përkrahjen.

“Dy pikë të humbura. Pjesa e dytë nuk ishte e mirë, në fund rezultati ishte zhgënjyes. Do të provojmë t’i rikthejmë se shpejti. Faleminderit për përkrahjen”, deklaroi ai.

Arsenali është në vendin e shtatë me tetë pikë të grumbulluar në pesë ndeshjet e para.