Prodhuesi nga Maranela ka prezantuar zëvendësimin për modelin California T. Përveç emrit të ri, me këtë vjen edhe dizajni i ri dhe motor më i fuqishëm

Prodhuesi nga Maranela ka prezantuar zëvendësimin për modelin California T. Përveç emrit të ri, me këtë vjen edhe dizajni i ri dhe motor më i fuqishëm

Ferrari Portofino ka dërguar në pension modelin aktual  Ferrari California T, i cili në treg ka qenë për vetëm tri vjet dhe ka marrë pozitën e modelit të ri bazë në gamën e prodhuesit italian.

Modeli i ri është i inspiruar me elemente të Ferrari më të fuqishëm, siç janë 812 Superfast dhe GTC4Lusso, dhe njësoj si California T, Portofino është i pajisur me tavan të fortë standard.

Vetura ka motor 3.9 litra twin-turbo V8, me 600 kuaj fuqi, përkatësisht 40 kuaj fuqi më shumë se sa pararendësi i tij.

Automobili nga 0 deri 100 km në orë i arrin për 3,5 sekonda, ndërsa shpejtësia e tij maksimale është 320 km në orë.

Prezantimi i parë i Ferrari Portofino para publikut është caktuar për shtator në sallonin e veturave në Frankfurt.