Fiona gjendet në muajin e mjaltit

Fiona gjendet në muajin e mjaltit

Aktorja e njohur kosovare, Fiona Gllavica para pak ditësh është martuar me të fejuarin, Arbnor Pacollin. Pas dasmës, e cila ishte e organizuar në një ambient mjaft bukur, në të cilën ishin të pranishëm emra të njohur, çifti ka nisur pushimet.

Fiona dhe Arbnori janë duke pushuar në Tajlandë, nga ku edhe po publikojnë imazhe të ndryshme në rrjete sociale.

Sot, aktorja që është bërë e njohur me rolin e “Pajtesës” nga seriali “Çka ka shpija” ka publikuar disa fotografi të bukura nga pushimet, ku shihet e lumtur përkrah bashkëshortit, shkruan rtv21.tv

Në imazhet e publikuara për 61 mijë e 500 ndjekësit e saj, Fiona shihet me flokë të shkurta, të cilat duket se i shkojnë mjaft për fytyre.

Kujtojmë që Fiona dhe Arbnori janë martuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti./21Media