Pse politikanët shkojnë te i njëjti frizer!

Pse politikanët shkojnë te i njëjti frizer!

Të veshur çdoherë në mënyrë zyrtare e me flokë të krehura, duket se ata e respektojnë vendin e punës.

Politikanët janë ata që në shumicën e rasteve nuk pajtohen  mes vete. Por, karshi mospajtimeve kanë edhe gjëra të përbashkëta.

Kur është fjala te të përbashkëtat e tyre, atëherë mund të përmendim frizerin e tyre.

Milaim Zeka, Fatmir Limaj, Arban Abrashi, Ramiz Lladrovci, Agim Bahtiri e Arban Abrashi e disa të tjerë për flokët e tyre gjithmonë vizitojnë frizerin Rizah Bajramin, i cili ka trashëguar talentin nga prindërit e tij, më pas ka studiuar në Tiranë dhe ka specializuar në Itali, ndërsa ka 7 vjet që merret me parukeri, shkruan rtv21.tv

Sipas tij problemi i vetëm te politikanët qëndron se ata gjithmonë janë me nxitim “Punës dhe kualitetit ton ata i besojnë plotësisht kështu qe nuk kemi problem. Të gjithë politikanet problemin ma të madhë e kanë kohën.”

Politikani i cili vizion më së shpeshti  frizerin prej tyre është Fatmir Limaj, dhe se secili nga politikanet tanë i beson punës së Rizahit, pra ata nuk kanë ndonjë naze sa i përket kësaj pune.

“Fatmir Limaj është nder klientët me besnik qe e kemi mirëpo kemi ministra Shyqyri Byqytin m. Arsimit Skender Reqica m. Punës Naser Rugovën, Arban Abrashin, Milaim Zeka, Korab Sejdiu, po ashtu kryetarim e Drenasit Ramiz Lladrovcin, kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, të gjithë këta i kemi klientë që nuk na ndahen asnjëherë”, ka thënë Bajrami.

Sipas Bajramit, për t’i bindur politikanët që ta ndryshojnë imazhin e flokëve është shumë e vështirë, por, ai  thotë se e gjen një mënyrë, ku mundohen që ndryshimet me flokët e tyre t’i bëjë faza faza.

“Njërën anë është mire t ‘punosh me ta sepse ndihesh mire që ta besojnë pamjen, mirëpo anën tjetër pamjen qe e kanë krijuar me një imazh t’flokëve është shumë e vështirë për ti bindur qe ta ndryshojnë, mirëpo ne mundohemi që gjithmonë ndryshimet ti bëjmë faza faza”, ka thënë Rizah Bajrami.

Përpos emrave që kemi përmendur më lartë, këtë sallon e vizitojnë edhe emra të njohur nga sfera e muzikës si: Ledri Vula, Yll Limani, Fero , Sergio, Avni Selimi, edhe shumë të tjerë.  Për ta frizeri Bajrami, kur është nevoja del edhe në terren./21Media