Rekomandimi i mjekëve është që para operacionit pacienti nuk duhet të ushqehet, por a i dini rreziqet me të cilat mund të përballeni nëse merrni ushqim?

Rekomandimi i mjekëve është që para operacionit pacienti nuk duhet të ushqehet, por a i dini rreziqet me të cilat mund të përballeni nëse merrni ushqim?

Për realizimin e operacionit vend të rëndësishëm zë edhe puna e anesteziologut, mirëpo pak kush njeh procesin e vënies në gjumë me anestezion  dhe rolin e  anestezionit, andaj për portalin RTV21, anesteziologu dr.Dukagjin Kryeziu ka shpjeguar disa nga gjërat që janë të rëndësishme t’i dini.

Anesteziologjia është një degë e mjekësisë klinike, që merret me hulumtimin e  metodave, mjeteve, medikamenteve dhe veprimeve me të cilat arrihet  jo-ndjeshmëria. Pra, anestezioni është një veprim që sjell deri te humbja descendente reverzibile (e pa rrezikshme) të funksioneve të qelizave nervore që karakterizohet me humbje të vetëdijes-gjumë, me amnezion, humbjen e reflekseve mbrojtëse,  dhimbjes –analgjezion dhe relaksimin e muskulaturës skeletore,  ka shpjeguar për portalin RTV21, anestezilogu dr.Dukagjin Kryeziu.

Varësisht nga medikamentet dhe metodës së përzgjedhur për anestezion, koha e futjes së pacientit në anestezion varion prej  disa sekondave “Me anestetik i.v. deri në 5 minuta për  anestetik inhalativ dhe spinal, derisa nevojiten  20 minuta për anestezion regjional dhe epidural”, ka thënë ai.

Ndërsa, mbarimi i veprimit të anestetikëve siç shpjegon Kryeziu është gradual, prandaj ato medikamente ipen vazhdimisht ose në formë të bollusit, për sa do kohë që zgjatë operacioni.

“Dozat e anestetikeve janë në lidhje direkte me peshën e pacientit dhe sipërfaqen  trupore, pra sa më shumë peshë të këtë pacienti/tja aq më shumë medikamente i nevojiten për anestezion. Pas ndërprerjes së dhënies së medikamenteve-anestetikeve, fillon edhe faza e daljes apo zgjimit  nga anestezioni, që zakonisht nuk merr më shumë se 5-10 minuta”, ka thënë Kryeziu.

Para operacionit marrja e ushqimit dhe lëngjeve është e ndaluar, kjo sepse siç edhe ka shpjeguar për portalin RTV21, anestezilogu dr.Dukagjin Kryeziu, mund të rritë në masë të madhe rrezikun për shfaqjen e komplikimeve të cilat mund të rezultojnë me dëmtim serioz kimik të mushkërive apo edhe vdekjen e pacientit.

“Marrja e ushqimit dhe lëngjeve para operacionit e rrit në masë të madhe rrezikun e shfaqjes së komplikimeve gjatë fazës së induksionit dhe aktit të intubimit.  Intubimi është faza kur pacienti pas dhënies së relaxusit muskular, i futet  tubusi në trake. Kjo fazë është shumë delikate/e rrezikshme pasiqë  pacienti tashmë është pa vetëdije dhe i ka të shujtuara reflekset mbrojtëse, pra, nëse ka përmbajtje të ushqimit në lukth, ajo përmbajtje mund të del nga lukthi dhe të futet në rrugët e frymëmarrjes që mund të rezultojë me dëmtim serioz kimik të mushkërive apo edhe vdekjen e pacientit. Ky është shkaku që pacienti nuk guxon të merr asgjë nga ushqimi para operacionit”, ka thënë Kryeziu.

Dr. Kryeziu ka dhënë shpjegim edhe për rastet se kur përdoret anestezioni total,  çfarë ndikimi ka si dhe për rreziqet që mund t’i bartë.

Ai ka thënë se anestezioni caktohet në bazë të disa parametrave që anesteziologu vlerëson paraprakisht.

“Anestezioni mund të jetë: total, regjional dhe lokal. Lloji i anestezionit caktohet në bazë të disa parametrave, që anesteziologu i vlerëson paraprakisht.  Së pari është: lloji i operacionit, pra dg.preoperative, pastaj gjendja fiziko- psikike e pacientit, pastaj vlerat laboratorike, testet funksionale, historia sociale-veset ,alergjitë etj. Kryesisht anestezioni total aplikohet te rastet kur kemi të bëjmë me nevojën e relaximit të theksuar  muskular te operacionet që parashihen të zgjasin më gjatë, si dhe me kërkesë të palës që me fjetë dhe mos me pa e dëgju asgjë”, ka thënë Kryeziu.

Duke folur për komplikimet, Dr. Kryeziu ka thënë se ato ndahen në të thjeshta dhe serioze.

“Komplikimet janë në lidhje me gjendjen klinike të pacientit dhe në lidhje me llojin e ndërhyrjes kirurgjike. Ndahen në të thjeshta: dhimbje fyti, vjellje-mundim, kokëdhimbje,  tromboflebit i venës, hematoma, gjakderdhje, aritmi dhe hiper apo hipotension, alergjitë etj. Komplikimet serioze janë: infarkti koronar dhe cerebral, fibrilimi dhe flatteri, anafilaxa, vjellja gjatë intubimit, gjakderdhja masive, tromboza dhe tromboembolia e venave dhe pulmoneve, insuff.acute hepatale dhe renale, DIC, pneumonia, hipertermija malinje etj”, ka sqaruar anesteziologu në intervistën e dhënë për portalin RTV21./21Media