Lola tregoi kush është shoku më i mirë i saj

Lola tregoi kush është shoku më i mirë i saj

Bashkëshortja e Daut Haradinajt, Lola Muçaj-Haradinaj është ndër gratë më të pëlqyera të politikanëve.

Moderatorja e njohur për ndjekësit e saj në rrjete sociale është mjaft aktive, ku publikon imazhe dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

E kur jemi te këto të fundit, Lola pak minuta më parë përmes një storie në instagram për 41 mijë e 700 ndjekësit e saj bëri të ditur se cili është shoku më i mirë i saj, shkruan rtv21.tv

“Shoku jem ma i miri”, shkroi Lola krahas fotografisë me kunatin e saj, kryeministrin e Kosovës në largim, Ramush Haradinajn.

Lola Muçaj-Haradinaj është e martuar prej vitesh me Daut Haradinajn dhe së bashku kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë./21Media