Fotografi të bukura të aktores së njohur

Fotografi të bukura të aktores së njohur

Në moshën 26 vjeçare ajo ishte bërë mjaft e njohur dhe e pëlqyer në mbarë botën. Kjo falë rolit të saj mjaft mbresëlënës në serialin “O’Clone”, shkruan rtv21.tv

Bëhet fjalë për protagonisten kryesore të serialit, Giovana Antonellin apo “Zhaden”, e cila me rolin e saj ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve, kudo ku është transmetuar seriali. Aktorja tani ka 43 vjet, por nga imazhet që ka publikuar për ndjekësit e saj në instagram duket shumë më e re në pamje.

Ajo në përditshmëri vishet mjaft bukur dhe me stil. Kjo shihet nga imazhet e shumta që aktorja i ka publikuar në instagram për 12 milionë e 300 mijë ndjekësit e saj, nga të cilët po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Giovanna Antonelli ka lindur në 18 mars të vitit 1976 në Rio de Janeiro, Brazil. Ajo është aktore dhe producente e njohur.

”O’ Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002, i cili ishte transmetuar edhe në RTV21./21Media