Kemi një sundimtar të ri të shpejtësisë së klasës më popullore

Kemi një sundimtar të ri të shpejtësisë së klasës më popullore

Japonezi ka larguar nga froni japonezin, pasi SUV i ri më i shpejtë në botë është Nissan Qashqai-R.

Versioni i përshtatur Qashqai ka 2.000 kuaj fuqi me agregatin nga GT-R dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 382.7 km/h.

Kompania britanike e akordimit Severn Valley Motrosport (SVM) e ka përgatitur këtë Nissan, i cili ka tejkaluar rekorderin e mëhershëm, Toyota Land Cruiser (370 km/h).

Qashqai ka tejkaluar në shtegun e gjatë privat 3.2 kilometra edhe superautomobilin Koenigsegg Ager RS (356.1 km/h) dhe One: 1 (351.3).

Versioni më i fuqishëm i fabrikës së QQ është 1.6i DIG-T me 163 kuaj fuqi.