Dua flet për tatuazhet

Dua flet për tatuazhet

Shumica e njerëzve pendohen për tatuazhet që bëjnë, por jo edhe Dua Lipa. Lipa zbuloi se tatuazhi i parë është me domethënien më të madhe dhe ajo foli rreth tij.

Artistja ka gjithsej 15 tatu, të cilat i realizoi vitet e kaluara. Por, më e veçanta është ajo që e lidh me Kosovën, me dashurinë e përjetshme, transmeton rtv21.tv

“Është lagjja ku prindërit e mi u rritën në Kosovë. Sunny Hill pastaj u bë emri i fondacionit tonë, e më pas i festivalit. Ka një kuptim tejet të veçantë për mua”, tha ajo.

“Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 52 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media