Teksti flet për atdhe-dashurinë

Teksti flet për atdhe-dashurinë

Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës sot mbush një dekadë nga miratimi në Kuvendin e shtetit të ri, që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Himni i Kosovës, propozimi me shifrën “Europa” i cili u miratua në një seancë të veçantë të Kuvendit me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008.

Përveç melodisë Himni i Kosovës, kishte edhe tekst por një gjë e tillë nuk u lejua, shkruan rtv21.tv.

Teksti flet për atdhe-dashurinë si vend i të parëve.

Teksti i Himnit:
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë

Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.