Learta publikoi foto nga kuzhina

Learta publikoi foto nga kuzhina

Kushtrim Salihu dhe bashkëshortja e tij, Learta janë ndër çiftet që janë pjesë e mediave rozë mjaft shpesh.

Djali dhe reja e këngëtares Shyhrete Behlulit që nga martesa e tyre janë pjesë e mediave rozë, të cilët janë edhe aktiv në rrjete sociale, ku publikojnë imazhe të shumta nga përditshmëria.

Së fundmi, Learta publikoi në instastory një ushqim tradicional, të cilin siç duket e pëlqen bashkëshorti i saj, Kushtrimi, shkruan rtv21.tv

“Per deshire te Kushtrimsalihu”, shkroi Learta sipër imazhit, në të cilin shihet me tepsi në dorë.

Learta Jakupi është martuar me Kushtrim Salihun në vitin 2016, në një ceremoni madhështore. Nga martesa, çifti ka një djalë, i cili quhet Matin.

Shyhrete Behluli në bashkëpunim me Learta Jakupin më 07 maj kanë publikuar projektin “Për ty Nexhmije”, i cili i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Projekti deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media