Messi fitoi "FIFA the Best"

Messi fitoi “FIFA the Best”

Cristiano Ronaldo zgjodhi të qëndronte në shtëpi të hënën në mbrëmje, derisa rivali i tij më i madh, Lionel Messi, po shijonte triumfin në ceremoninë e “FIFA’s Best Awards”.

Pavarësisht se banesa e tij ndodhet vetëm pak orë larg teatrit “La Scala”, portugezi nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, CR7 preferoi të përcillte një mesazh.

Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që e dallojnë profesionistin nga amatori. Gjithçka që është e madhe sot ka filluar e vogël. Ju nuk mund të bëni gjithçka, por bëni gjithçka që është e mundur që të bëni realitet ëndrrat tuaja. Dhe mbani në mend se pas natës gjithmonë vjen agimi”, ka shkruar ai në Instagram.

Ylli argjentinas kaloi një tjetër vit të mrekullueshëm, gjatë të cilit shënoi 54 gola në 58 paraqitje (e dërgoi topin në rrjetë çdo 86 minuta lojë). Messi gjithashtu siguroi 20 asistime për shokët e tij të skuadrës. 31 golat e Ronaldos në 47 paraqitje mund të jenë shifra mbresëlënëse në krahasim me njerëzit e thjeshtë, por 34-vjeçari ishte ndjeshëm larg Messit.