Giuffredi flet për Hysajn

Giuffredi flet për Hysajn

Agjenti i Elseid Hysaj ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do të lë Napolin dhe sipas tij, Roma do të ishte “zgjidhje e mirëseardhur”.

Hysaj nuk është duke u aktivizuar këtë sezon te Napoli, Kevin Malcuit dhe blerja e re Giovanni Di Lorenzo po luajnë para mbrojtësit të kombëtares shqiptare.

Kështu, Mario Giuffredi e bëri të qartë se ky mund të jetë sezoni i fundit i Hysaj në San Paolo. Përveç kësaj, klubi që do ta angazhojë Hysajn në radhët e saj, s’do të paguajë asnjë cent pasi Giuffredi thotë se vitin e ardhshëm shqiptarit do t’i skadojë kontrata dhe do të jetë lojtar i lirë.

Ancelotti më tha se do të ishte i lumtur nëse qëndron sepse ai do t’i jepte garanci skuadrës. Ai qëndroi sepse për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të mbyllnim negociatat. Sidoqoftë, ishte një gjë e keqe sepse trajneri nuk e merr në konsideratë atë. Elseid ka vërtetuar se mund të jetë lojtarë i rëndësishëm për të dy krahët, mbrojtës i majtë dhe i djathtë”, tha Giuffredi për Radio Punto Nuovo.

25-vjeçari ishte afër transferimit në Romë verën e kaluar, por duket se diçka e tillë ende mund të ndodhë./KP