Lajmëroni policinë nëse shihni këtë person

Lajmëroni policinë nëse shihni këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit Blerim (Muharrem) Berisha, shkruan rtv21.tv

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar është:

  • BLERIM (Muharrem) BERISHA i lindur me 10.01.1977  në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

  • Një (1) rast për veprën penale “Mashtrim”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet tutje në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    • E-mail adresa: [email protected]./21Media