Lajmëroni policinë nëse shihni këtë person

Lajmëroni policinë nëse shihni këtë person

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Tim Deli Kajtazi, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Policia thotë se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Personi i dyshuar është Tim Deli Kajtazi, i lindur me 16.05.1981 në Dragolevc-Istog. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë dy raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një rast për veprën penale “Dhunë në familje”, një rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore” . I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, thotë se çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë. E-mail adresa: [email protected], thuhet në njoftim.