Ky person kërkohet nga Policia

38 vjeçari është kërkuar i për dy vepra penale

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shpallur në kërkim një person nga fshati Maznik i Deçanit, i cili dyshohet për dy vepra penale.

I dyshuari, i cili kërkohet nga Gjykata Themelore-Pejë është: Arian (Misin ) Qelaj, i lindur me 20.06.1981 në fshatin Maznik-Deçan.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:

1- (një) rast për veprën penale “Dhunim”

1- (një) rast për veprën penale “ Lendim i rendë trupor”

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, njoftoi sot policia e Kosovës./21Media

Back to top button