Ky person po kërkohet nga policia për tri vepra penale

Dhunim, sulm sekusul dhe kanosje

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prishtinë ka shpallur në kërkim të dyshuarin, Destan Qorrin.

Sipas policisë 34 vjeçari dyshohet se ka kryer tri vepra penale: dhunim, sulm sekusul dhe kanosje.

“Referuar tri veprave penale (Dhunim, Sulm seksual dhe Kanosje) që kanë ndodhur në rajonin e Drenasit, ku viktimat janë femra (të mitura), Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; Destan Qorri”, ka njoftuar policia.

Policia ka kërkuar se të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192 ./21Media

Back to top button