I dizajnuar për të njoftuar autoritetet për çështjet e shëndetit të fëmijëve

I dizajnuar për të njoftuar autoritetet për çështjet e shëndetit të fëmijëve

Një nënë e pesë fëmijëve ka pranuar me mijëra kërkesa në mediat sociale, pasi ndau një version të rripit të sigurimit që kushton vetëm 12 dollarë që ajo krijon për fëmijët që janë me nevoja të veçanta.

Mbulesa është projektuar për të njoftuar autoritetet për çështjet e shëndetit të fëmijëve ose nevojat e veçanta që ata kanë në raste urgjente dhe ishte frymëzuar nga vajza e saj, transmeton rtv21.tv.

Natalie Bell, nga Victoria, ndau krijimin e saj për të shpëtuar jetën e fëmijëve në faqen e saj të mërkurën pasi u frymëzua nga vajza e saj dhe ai postim ka marrë 61 mijë  pëlqime.

“Unë gjithmonë pyes veten se çfarë do të ndodhte nëse do të isha në një aksident me makinë me vajzën timedhe nuk do të isha në gjendje t’u tregoja mjekëve se vajza ime është me nevoja të veçanta”, ka shkruar ajo.

Tani nuk më duhet të shqetësohem për këtë, pasi mbulesa e rripave të sigurimit e tregon këtë. Këto mund të bëhen për çdo nevojë të veçantë që ekipi mjekësor duhet të dijë nëse nuk jeni në gjendje t’i tregoni atyre.

Ajo kishte bërë disa mbishkrime në këta mbështjellësa të rripave të sigurimit “Unë jam i shurdhër”, për fëmijët me autizëm “Unë jam me autizëm. Mund ta refuzoj ndihmën” etj.

Dizajni i zgjuar mund të bëhet për t’iu përshtatur të gjitha llojeve të nevojave të veçanta dhe me një çmim të arsyeshëm.

Mijëra njerëz kanë kontaktuar Natalie, e cila filloi biznesin e saj, pasi kërkoi “diçka të re” për të bërë pas lindjes së fëmijës së saj të fundit.

“Këta fëmijë mund të kenë një byzylyk mjekësor, por ata janë mjaft të vegjël. Kështu mendova se kjo do të ishte diçka që do të vinte re menjëherë”, tha ajo./21Media