Projekt-ligji  në kundërshtim me ligjet kombëtare

Projekt-ligji  në kundërshtim me ligjet kombëtare

Asambleja Legjislative e ACT-së(Australian Capital Territory) pritet të miratojë një projekt-ligj që legalizon posedimin dhe rritjen e kanabisit për përdorim personal në kryeqytetin e Australisë.

Thuhet se përdoruesit e Kanabisit mbi 18 vjet do t’i lejojë të posedojnë 50 gr kanabis dhe të rrisin dy bimë të llojit të tij. Sipas qeverisë Australiane, marihuana është ilaçi i paligjshëm më i përdorur në vend, transmeton rtv21.tv.

Këtij ligji i duhet mbështetja e të Gjelbërve për të kaluar projektligjin, dhe ata kanë ofruar mbështetjen e tyre të kushtëzuar. Ligji i ri për kryeqytetin Canberra është vendosur të hyjë në fuqi nga 31 janari i vitit 2020.

Ndryshimet e bëra në projekt-ligjin origjinal kërkojnë që kanabisi të mbahet jashtë mundësive të fëmijëve dhe të ndalojë të rriturit ta përdorin atë pranë fëmijëve ose ta rritin atë në kopshte të komunitetit./21Media