Ndalohet përdorimi i smartphone-ve

Ndalohet përdorimi i smartphone-ve

Nuk do të lejohet përdorimin e smartphone-ve të cilat nuk janë të pajisura me software-n Rus, ky ligj është miratuar në Rusi.

Ky ligj do të hyjë në fuqi në korrik të 2020 ku përveç telefonave përfshihen dhe televizorë dhe çdo pajisje tjetër të inkorporuar me sistemin smart.

Ligji parashikon lehtësimin e të gjithë përdoruesve dhe promovimin e teknologjisë ruse. Në të njëjtën kohë do të vështirësojë dhe shitjen nga kompanitë e huaja nëqoftëse nuk do të pranojnë bashkimin me software-n rus.

Por kjo ka shkaktuar dhe reagimin e shumë qytetarëve të cilët shprehin se kanë frikë nga përgjimet. Rusia ka shtuar shumë edhe kontrollet kombëtare kibernetike në të njëjtën kohë dhe për censurimin e shumë përmbajtjeve./21Media