Përtej takimit historik

Përtej takimit historik

Takimi historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-Un, mori vëmendje të gjerë në të gjithë botën.

Përveç interesit për çështjet që u biseduan mes tyre, ajo që mori vëmendje ishte edhe ushqimi që u servir.

Më poshtë ju njohim me menynë diplomatike.

Pjata e parë:

1.Koktej karkaleca deti tradicionale, shërbyer me salcë avokado

2.Kerabu, një lloj sallate që përgatitet zakonisht me lëng limoni, sheqer dhe oktapod të freskët.

3.Nuk kanë munguar as ushqimet tradicionale koreane: Oiseon: kastravec Korean i mbushur

Pjata kryesore

1-Brinjë viçi gatuar ngadalë, shërbyer me patate gatuar me qumësht e djathë dhe brokoli, dhe zbukuruar me salcë me verë të kuqe.

2-Pjata e dytë përbëhej nga kombinimi i mishit të derrit dhe orizit të skuqur Yangzhou me salcë me djathë dhe peshk i ftohtë me rrepa dhe perime aziatike.

Ëmbëlsira:

1-Akullore me vanilje dhe qershi, çokollatë e zezë nga Koreja e Veriut

2-Gështenjë me çokollatë të errët ganache Haagen-Dazs akullore me vanilje me qershi

3-Tropezienne, ëmbëlsirë me peta brioshi, krijuar në vitin 1955 nga një pastiçier në Saint Tropez.

Udhëheqësi i SHBA-së dhe i Koresë së Veriut mbajnë bisedime historike

Presidenti i SHBA-së përshëndet marrëveshjen pas bisedimeve historike