Ylli i "Keeping Up With the Kardashians" zbulon planet e familjes

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” zbulon planet e familjes

Para disa muajsh, Kylie Jenner i dha fund marrëdhënies me Travis Scott.

Burimet thonë se shkak për ndarjen e tyre u bënë mospërputhjet, pasi Kylie dëshiron që të zgjerojë familjen, ndërsa Travis është i fokusuar në maksimum tek karriera e tij.

Në një video të publikuar në Youtube, Kylie bën grimin e Kimit, dhe u përgjigjet pyetjeve të adhuruesve të saj.

Ajo ka zbuluar planet për familjen e saj dhe ka thënë se e ka me qejf që të ketë katër fëmijë, si motra e saj Kim.

Unë dua të shoh veten time me katër fëmijë, por nuk e di kur. Nuk kam kohë të caktuar për këtë. Nuk e di nëse do kem katër fëmijë nesër apo në shtatë vitet e ardhshme”, tha Kylie.

Kim e siguroi atë që është e mundur të kesh katër fëmijë dhe të kesh një karrierë të suksesshme po ashtu, por çelësi për të është “të qenit i organizuar me të vërtetë”./21Media