E vogla e familjes Jenner-Kardashian përballet me ish-partnerin

E vogla e familjes Jenner-Kardashian përballet me ish-partnerin

Kylie Jenner, ylli i njohur televiziv është takuar sërish me ish të dashurin e saj Tyga.

Motrat e famshme Kylie dhe Khloe dolën së bashku në një klub nate, ku u shfaq edhe Lamar Odom me Tygën.

Lamar është ish-bashkëshorti i Khloe, i cili arriti në klub para vajzave, rreth orës 1 të mëngjesit dhe u largua një orë më vonë me të dashurën. Ndërsa Tyga qëndroi ende.

Pas ndarjes nga Travis, kjo është hera e dytë që Tyga dhe Kylie janë në të njëjtin vend.

Nuk dihet nëse të dy duan të rikthehen sërish bashkë. Pas spekulimeve për tradhti nga ana e Travis, 22-vjecarja tha se interneti i dramatizon gjërat dhe nuk ka asgjë me Tygën./21Media