Motrat e famshme në garë

Motrat e famshme në garë

Kylie Jenner është Mbretëresha e re e Instagramit. Ajo ka arritur të ketë 156 milionë ndjekës në llogarinë e saj, një milionë me shumë se motra e saj, Kim Kardashian.

Motrat duket se janë në një garë, pasi Kim festoi 150 milionë ndjekësit e saj në tetor, duke tejkaluar 148 milionë ndjekësit e Kylie-t.

Megjithëse numri i ri është arsye për të festuar, mbetet të shihet se sa nga ndjekësit e saj janë të vërtetë.

Në muajin gusht, Instituti i Performancës Muzikore Bashkëkohore publikoi një studim që tregoi se sa ndjekës falsë kishin të famshmit.

Sipas tij, 44 përqind e ndjekësve të Kim ishin falsë, ndërsa 31 përqind e ndjekësve të Kylie ishin gjithashtu falsë.

E vogla e familjes Jenner vazhdon të befasojë të gjithë adhuruesit e saj, fillimisht me ndërhyrjet kirurgjike, më pas angazhimi i saj në biznes e deri tek shtatzënia në moshë të re. Tanimë vëmendjen e publikut Kylie po e merr me shpenzimet e saja marramendëse.

Së fundmi bukuroshja 22 vjeçare ka blerë një arush, i cili kushton 12 mijë dollarë./21Media