Kylie në festën e Halloween

Kylie në festën e Halloween

Pas ndarjes së Kylie nga Travis Scott, dalin pamje se si Kylie puthet me shoqen e saj Anastasia Karanikolaou.

Dyshja ishin prezentë në festën e Halloëeen, të organizuar nga Demi Lovato. Për këtë festë, Kylie u frymëzua nga veshja e Madonnës në VMA 2003, ndërsa Anastasia u vesh si diva e muzikës, Britney Spears.

Në video shihen se si ato duke performuar puthen me njëra-tjetrën, shkruan rtv21.tv.

Gjatë dy viteve të lidhjes së Kylie Jenner dhe Travis Scott, ata kanë pasur ulje dhe ngritje të marrëdhënieve. Ata kanë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Stormi.

Sidoqoftë, ata tashmë kanë shkëputur lidhjen e tyre mirëpo jo edhe kontaktet. Ata po vazhdojnë të takohen për bijën e tyre./21Media