Imazhe të veturës së re të Kylie-t

Imazhe të veturës së re të Kylie-t

Miliarderja më e re në moshë, Kylie Jenner ka prezantuar veturën e saj të re luksoze të tipit “Rolls Royce Phantom”, shkruan rtv21.tv

Kylie ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 139 milionë ndjekës, fotografi dhe video të veturës së re që ka blerë.

“Dashuria ime e re ka mbërritur e sigurt në shtëpi”, ka shkruar 21 vjeçarja krahas fotografisë, në të cilën shihet makina e saj e re.

Kujtojmë se Kylie Jenner është në lidhje me Travis Scott, me të cilin ka një vajzë, ndërsa së fundi kanë qarkulluar thashetheme se çifti po presin fëmijën e dytë, mirëpo ky lajm, doli të jetë jo i  vërtetë.

Kylie Jenner me 1 shkurt të vitit 2018 ishte bërë nënë për herë parë, duke sjellë në jetë një vajzë që e pagëzoi me emrin Stormi.

Shtatzëninë e saj, Kylie e kishte mbajtur të fshehur nga publiku, duke qëndruar larg rrjeteve sociale dhe larg paraqitjeve publike me arsyetimin që dëshironte që foshnja të zhvillohej pa presionin dhe stresin që fama bartë në vete./21Media