Adhuruesit e quajnë të çmendur

Adhuruesit e quajnë të çmendur

E vogla e familjes Jenner vazhdon të befasojë të gjithë adhuruesit e saj, fillimisht me ndërhyrjet kirurgjike, më pas angazhimi i saj në biznes e deri tek shtatzënia në moshë të re. Tanimë vëmendjen e publikut Kylie po e merr me shpenzimet e saja marramendëse.

Bukuroshja 22 vjeçare ka blerë një arush, i cili kushton 12 mijë dollarë, shkruan rtv21.tv

Arushi ngjyrë të gjelbër është i mbuluar me kristale dhe ka vetëm 5 të tillë në të gjithë botën.

Ky veprim ka nxitur komente të shumta, duke e quajtur atë të çmendur, megjithatë Kylie i ka shpenzuar këto para për një kauzë.

Jenner e bleu gjatë eventit të bamirësisë të krijuar nga Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey, në Los Angeles./21Media